Për herë të parë në historinë moderne, një Papë do të shërbejë në funeralin e paraardhësit të tij

Botë | 4 vite më parë

Për herë të parë në historinë moderne, një Papë do të kryesojë funeralin e paraardhësit të tij javën e ardhshme. Kjo do të ndodh me Papa Françeskun, i cili do të udhëheq ceremoninë mortore për  Papën Benediktin XVI, i cili u nda nga jeta më 31 dhjetor.

Benediktin XVI vdiq në moshën 95-vjeçare, ndërsa ishte Papa i parë që jepte dorëheqjen nga posti prej 600 vitesh.

Papa Françesku do të shërbejë në funeralin të enjten ku dhe do të mbyllen homazhet nga besimtarët.

Sapo të përfundojë mesha mortore të enjten, arkivoli do të çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme