Lufta/ Zelensky: Rusia po planifikon të godasë Ukrainën me sulme të shumta me dronë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me dronë. Zelensky u shpreh se kishte marrë raporte të inteligjencës që sugjeronin se Moska do të niste sulmet duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani.

Në një deklaratë nga Kievi, Zelensky tha se Rusia planifikoi të “shkatërrojë” Ukrainën me një valë të zgjatur sulmesh me dron.

“Ne duhet të sigurojmë  dhe do të bëjmë gjithçka që ky synim i terroristëve të dështojë si gjithë të tjerët, Tani është koha kur të gjithë ata që janë të përfshirë në mbrojtjen e qiellit, duhet të jenë veçanërisht të vëmendshëm“, u shpreh ai.

Deklarata e Zelenskyt vjen pasi Ukraina kreu një sulm ku, sipas tyre u vranë qindra ushtarë rusë në rajonin e Donbas.

Në një pranim jashtëzakonisht të rrallë të humbjeve në fushën e betejës, Rusia tha se sulmi vrau 63 nga trupat e saj, por duke kundërshtuar deklaratën e Ukrainës se numri i viktimave ishte 400 trupa ruse./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme