Mbipopullimi i Tokios, qeveria japoneze u ofron familjeve 7500 dollarë për fëmijë për t’u larguar nga kryeqyteti

Qeveria japoneze do t’u ofrojë familjeve që zhvendosen nga zona metropolitane e Tokios deri në 7,500 dollarë për fëmijë, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar përqendrimin e popullsisë në kryeqytet.
Kjo shumë i shtohet asaj prej 22 mijë dollarësh që tashmë i jepen familjeve që zhvendosen, si bazë financiare. Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga prilli i këtij viti, ndërsa shuma e parave përfitohet për fëmijët nën 18 vjeç.
Njerëzit që banojnë në 23 repartet e Tokios që përbëjnë zonën kryesore metropolitane, si dhe ata që udhëtojnë atje nga zonat përreth, duke përfshirë prefekturat Saitama, Chiba dhe Kanagawa, kanë të drejtë për mbështetjen e zhvendosjes.
Rreth 1300 bashki kanë marrë pjesë në programin e mbështetjes së zhvendosjes./ kyodonews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




