BE do të nisë procedurat për heqjen e imunitetit parlamentar

Botë | 4 vite më parë

Roberta Metsola, presidentja e parlamentit evropian tha se kishte marrë vendimin për heqjen e imunitetit parlamentar pas një kërkese nga policia belge. Por në deklaratën e saj nuk u përmendën emrat e eurodeputetëve të përfshirë.

Skandali shpërtheu muajin e kaluar pasi një eurodeputet dhe tre të tjerë u arrestuan me akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërsa autoritetet nuk e kanë përmendur vendin që qëndron pas rrjetit të ryshfetit, burime të shumta të BE-së kanë akuzuar Katarin për drejtimin e operacionit. Por nga ana tjetër, Katari ka mohuar me forcë çdo pretendim për sjellje të pahijshme, të padrejtë dhe “të keqinformuar”.

Zonja Metsola e cila ka thënë më parë se skandali tregoi se “shoqëritë e hapura, të lira, demokratike janë nën sulm” dhe se tani do të nisë një “procedurë urgjente” për të hequr imunitetin parlamentar nga dy eurodeputetët pas kërkesës së policisë.

Një burim i BE-së tha për BBC-së se oficerët kishin kontaktuar me zyrën e saj më 30 dhjetor. Kërkesa tani duhet të dorëzohet përpara të gjithë parlamentit të BE-së më 16 janar, para se të kalojë në komitetin e çështjeve ligjore të organit. Më pas do të përgatitet një raport mbi akuzat, përpara votimit për heqjen e imunitetit të eurodeputetëve. Presidentja e parlamentit theksoi se dëshironte që i gjithë procesi të përfundonte deri më 13 shkurt.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme