3 ditë homazhe për Papa Benediktin e XVI, besimtarët i japin lamtumirën në bazilikën Shën Pjetër! Mattarella dhe Meloni të parët që bënë homazhe

Trupi i pajetë i Papa Benediktit të XVI do të qëndrojë në bazilikën e Shën Pjetrit për 3 ditë, ku do të zhvillohen homazhet nga besimtarët dhe liderët e Italisë.
Të parët që kanë kryer homazhet e tyre ishin Presidenti i Republikës Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni, ndërsa më mijëra besimtarë presin në radhë në Piazza San Pietro për t’i dhënë lamtumirën Papës.
Papa Benedikti XVI ndërroi jetë natën e Vitit të Ri, ndërsa trupi i tij u soll mëngjesin e sotëm nga manastiri Mater Ecclesiae, ku jeton që prej daljes në pension në vitin 2013, në Shën Pjetër dhe u vendos nën altarin e rrëfimit.
Gjatë tre ditëve të homazheve priten që të shkojnë nga 30,000 – 35,000 njerëz në ditë.
Më 5 Janar Papa Françesku do të kremtojë meshën mortore në orën 9.30 në oborrin e kishës së Shën Pjetrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




