OKB: Numri i civilëve të vrarë që nga 24 shkurti, më i lartë se 6884 persona, mes tyre 429 fëmijë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka publikuar numrin e viktimave nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Sipas OKB, numri i civilëve të vrarë që prej 24 shkurtit deri më 26 dhjetor, është më i lartë se 6,884 persona, përfshi 429 fëmijë.
“Shifra aktuale ka të ngjarë të jetë “dukshëm më e lartë, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësi intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, tha agjencia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




