Scholz pritet të bisedojë me Putin: Qëllimi ynë, Rusia t’i japë fund luftës agresore

Botë | 4 vite më parë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të zhvillojë së afërmi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, të cilit do t’i kërkojë ti japë fund luftës në Ukrainë. Scholz tha se qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj

“Qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj. Për këtë do të jetë e nevojshme të flasim. Nëse kjo do të bëhet përmes telefonit, videokonferencës apo në një tavolinë të gjatë duhet ta shohim. Rusia duhet ta kuptojë, që nuk vazhdohet më kështu. Putini duhet t’i japë fund luftës, të tërheqë trupat dhe të krijojë kështu mundësinë për dialog”, ka deklaruar kancelari gjerman.

Në fillim të dhjetorit, kancelari gjerman telefonoi për herë të parë pas shtatorit me presidentin rus. Në bisedimin afër 1 orë, kancelari gjerman kërkoi sa më shpejt një zgjidhje diplomatike.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme