Lufta kundër bandave/ Shteti El Salvador çon në burg 2% të popullsisë

Botë | 4 vite më parë

Tetë muaj pasi Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, shpalli një luftë kundër bandave, rreth 2% e popullsisë së vendit, ose afërsisht 100,000 njerëz, tani janë prapa hekurave.

Goditja e Bukeles këtë vit, e nxitur nga një vrasjet e përgjakshme në mars që tronditën vendin, e vendosi El Salvadorin në një gjendje të zgjatur të jashtëzakonshme.

Sipas Tiziano Breda, një ekspert i Amerikës Qendrore në Grupin e Krizave, kjo politikë anti-bandë ose “grushti i hekurt” duket se po funksionon, me ritmet e vrasjeve në rënie në vend.

Dhe vetë Presidenti Bukele tani po gëzon famë të shtuar, me një vlerësim prej 86% në një studim të tetorit në 12 vende të Amerikës Latine nga CID Gallup , duke e bërë atë udhëheqësin më popullor në rajon, pavarësisht shkeljeve të pretenduara të të drejtave./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme