Terapia revolucionare shëron 13-vjeçaren nga kanceri agresiv, mjekët: Zbulim i jashtëzakonshëm

Një 13-vjeçare është shëruar nga kanceri, si pasojë e përdorimit të një lloji të ri revolucionar ilaçi. Të gjitha trajtimet e tjera për leuceminë e Alyssa-s kishin dështuar, kështu që mjekët në spitalin Great Ormond Street përdorën “redaktimin bazë” për të kryer një vepër të inxhinierisë biologjike për t’i krijuar asaj një ilaç të ri “të gjallë”.
Gjashtë muaj më vonë kanceri është pastruar nga trupi i saj, por Alyssa është ende duke u monitoruar në rast se sëmundja rikthehet.
13-vjeçarja nga Leiceste, u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute në maj të vitit të kaluar. Qelizat T supozohet të jenë kujdestarët e trupit, duke kërkuar dhe shkatërruar kërcënimet, por për Alyssa-n ato ishin bërë rrezik dhe po rriteshin jashtë kontrollit. Kanceri i saj ishte agresiv. Kimioterapia, dhe më pas transplantimi i palcës, nuk ishin në gjendje ta çlironin atë nga trupi i saj.
Ajo që ndodhi më pas do të ishte e paimagjinueshme vetëm disa vite më parë dhe është bërë e mundur nga përparimet e pabesueshme në gjenetikë. Ekipi në Great Ormond Street përdori një teknologji të quajtur redaktimi bazë, e cila u shpik vetëm gjashtë vjet më parë.
Bazat janë gjuha e jetës. Adenina (A), citozina (C), guanina (G) dhe timina (T), janë blloqet ndërtuese të kodit tonë gjenetik. Ashtu si shkronjat në alfabet shprehin fjalët që kanë kuptim, miliarda bazat në ADN-në tonë përshkruajnë manualin e udhëzimeve për trupin tonë.
Redaktimi i bazës i lejon shkencëtarët të zmadhojnë një pjesë të saktë të kodit gjenetik dhe më pas të ndryshojnë strukturën molekulare të vetëm një baze, duke e kthyer atë në një tjetër dhe duke ndryshuar udhëzimet gjenetike.
Ekipi i madh i mjekëve dhe shkencëtarëve e përdori këtë mjet për të krijuar një lloj të ri të qelizave T që ishte në gjendje të gjuante dhe vriste qelizat T kanceroze të Alyssa-s.
Ata filluan me qelizat T të shëndetshme që erdhën nga një donator dhe i modifikuan ato.
Redaktimi i parë bazë çaktivizoi mekanizmin e synimit të qelizave T, në mënyrë që ato të mos sulmonin trupin e Alyssa-s. E dyta hoqi një shenjë kimike, të quajtur CD7, e cila është në të gjitha qelizat T. Redaktimi i tretë ishte një mantel i padukshëm që parandalonte që qelizat të vriteshin nga një ilaç kimioterapie.
Faza e fundit e modifikimit gjenetik i udhëzoi qelizat T të shkonin “në gjueti” për çdo gjë me shenjën CD7 në të, në mënyrë që të shkatërronte çdo qelizë T në trupin e saj, përfshirë ato kanceroze.
Nëse terapia funksionon, sistemi imunitar i Alyssa, duke përfshirë qelizat T, do të rindërtohet me transplantin e dytë të palcës kockore. Alyssa është vetëm e para nga 10 personat që iu është dhënë ilaçi si pjesë e një prove klinike.
“Është jashtëzakonisht emocionuese. Natyrisht, kjo është një fushë e re në mjekësi dhe është magjepsëse që ne mund ta ridrejtojmë sistemin imunitar për të luftuar kancerin”, tha Dr Robert Chiesa, nga departamenti i transplantit të palcës në spitalin Great Ormond Street.
Megjithatë, teknologjia vetëm gërvisht sipërfaqen e asaj që mund të arrinte redaktimi bazë.
Dr David Liu, një nga shpikësit e redaktimit bazë në Institutin Broad, tha se ishte “pak surreale” që njerëzit po trajtoheshin vetëm gjashtë vjet pasi u shpik teknologjia./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




