Moska shkëmben basketbollisten amerikane me tregtarin e armëve rus! Rama: Fuqia e diplomacisë të Emirateve, thjesht fantastike!

Botë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “fantastike” ndërmjetësimin e sheikut Mohamed bin Zayed and dhe princit Mohamed bin Salman të Emirateve të Bashkuara për shkëmbimin e basketbollistes amerikane dhe tregtarit rus. 

“Thjesht fantastike! Chapeau për të dy këta liderë, të cilët po tregojnë me forcën e shembullit se fuqia e diplomacisë është e pafundme dhe fryma e paqes dhe bashkëpunimit midis kombeve duhet të na udhëheqë gjithmonë edhe kur të gjitha rrugët duken të mbyllura” shkruan zoti Rama në Twitter.

Rusia ka liruar nga paraburgimi yllin e WNBA-së, Brittney Griner. Lirimi i basketbollistes, vjen si marrëveshje e shkëmbimit të të burgosurve mes Griner dhe Viktor Bout. Ky i fundit, është një ish-oficer ushtarak sovjetik që vuan një dënim me 25 vjet burg në Shtetet e Bashkuara me akuzat për komplot për të vrarë amerikanë, për të blerë dhe eksportuar raketa anti-ajrore dhe për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme