Biden dhe Macron: Rusia është përgjegjëse për mizoritë dhe krimet e saj të luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai francez, Emmanuel Macron, kanë përsëritur “vendosmërinë e tyre të palëkundur” për ta bërë Rusinë të mbajë përgjegjësi për atë që dy presidentët e vlerësojnë si “mizori dhe krime lufte të dokumentuara mirë”.
Macron ndodhej për vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ku gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Biden, u zotuan të vijojnë mbështetjen ndaj Ukrainës “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Ndihma do të përqendrohet kryesisht tek siguria dhe ekonomia e vendi.
“Të dy udhëheqësit përsëritën vullnetin e tyre të vendosur për ta bërë përgjegjëse Rusinë për mizoritë tashmë të dokumentuara gjerësisht, si dhe krimet e luftës të kryera nga forcat e saj të rregullta ushtarake, aleatët e tyre, përfshirë edhe mercenarët”,- thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp. CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




