Somali, militantët e al-Shabab sulmojnë një nga hotelet kryesore në Mogadisho

Një hotel në kryeqytetin e Somalisë Mogadisho, i cili frenkuentohet nga zyrtarë të qeverisë, është sulmuar. Ministri i Mjedisit, Adam Aë Hirsi, deklaroi se i kishte mbijetuar sulmit, ndërsa pati raportime të pakonfirmuara se Mohamed Ahmed, ministri i sigurisë së brendshme të Somalisë, është plagosur.
Militantët e Al-Shabab deklaruan se ishin ata që kishin sulmuar hotelin. Grupi islamik ka qenë aktiv në Somali për më shumë se 15 vjet. Hoteli Villa Rose, ku ndodhi sulmi, është fare pak larg nga pallati presidencial në Mogadisho.
Një dëshmitar okular bëri të ditur se kishte dëgjuar një “shpërthim të madh, i cili më pas u pasua nga të shtëna të forta armësh”. “Ne u tronditëm,”- tha për agjencinë e lajmeve, Ahmed Abdullahi, i cili jeton afër vendit të ngjarjes.
Disa zyrtarë qeveritarë arritën të shpëtojnë pasi dolën nga dritaret, tha Mohammed Abdi, një oficer policie. Tre muaj pas marrjes së detyrës, presidenti Hassan Sheikh Mohamud, premtoi “luftë totale” kundër militantëve islamikë, pas një sulmi që ata bënë në një hotel tjetër të njohur në Mogadishu, nga i cili vdiqën 20 persona.
Qëllimi kryesor i grupit militant është që të rrëzojë qeverinë e Somalisë dhe të vendosë sundimin e vet, bazuar në një interpretim të rreptë të ligjit islamik. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



