Pak ditë para takimit me Lavrov, Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë humb jetën papritur

Botë | 4 vite më parë

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei , ka ndërruar jetë papritur në moshën 65-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë, Anatoli Glaz, por nuk dha detaje të mëtejshme për shkakun e vdekjes së ministrit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska ishte “e tronditur nga lajmi tragjik”, duke shtuar se ministria së shpejti do të shprehë ngushëllime zyrtare.

Vdekja e Makei është e rëndësishme për luftën në Ukrainë për shkak të rolit të Bjellorusisë si aleate dhe bazë e Rusisë për pushtimin ndërkufitar në shkurt. Ministri i Jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov, do të zhvillonte një takim me homologun e tij bjellorus të hënën./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme