Sulmet ruse shkatërrojnë termocentralet, Zelensky thirrje ukrainasve: Kurseni energjinë elektrike

Botë | 4 vite më parë

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje popullit ukrainas që të kursejnë energjinë pasi problemi i krizës energjetike nuk ka marrë fund.

“Është e nevojshme të konsumoni energji elektrike me kursim në të gjitha rajonet, si gjithmonë. Nëse nuk vuani nga ndërprerja e energjisë elektrike, nuk do të thotë se problemi ka marrë fund. Nëse keni energji elektrike nuk do të thotë që mund të përdorni disa pajisje në të njëjtën kohë”, apelon presidenti ukrainas ndërsa thekson se mbingarkesat në rrjet regjistrohen çdo mbrëmje.

Zelensky kritikoi edhe kryebashkiakun e Kievit Vitali Klitschko për keqmenaxhimin e strehimoreve emergjente. 

“Fatkeqësisht, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë,” tha Zelensky, duke argumentuar se niveli i shërbimeve të disponueshme në shumë lagje të Kievit ishte jo mjaftueshem mire.

“Ju lutemi kushtoni vëmendje: njerëzit e Kievit kanë nevojë për më shumë mbështetje, shumë prej tyre kanë mbetur pa energji elektrike për 20 apo edhe 30 orë. Presim punë cilësore nga zyra e kryetarit“, shtoi lideri ukrainas.

Gjashtë milionë familje ukrainase janë ende pa energji elektrike, pas sulmeve masive me raketa ruse që goditën vendin këtë javë.

Ukraina është shumë e varur nga energjia bërthamore, sipas Shoqatës Botërore Bërthamore. Para pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt, 15 reaktorët në katër termocentralet e saj prodhonin rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit.

Sulmet dëmtuan ose shkatërruan më shumë se gjysmën e pajisjeve kryesore të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike të tensionit të lartë në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme