Egjipt/ Gërmimi arkeologjik zbulon mumiet me “gjuhë të artë”

Botë | 4 vite më parë

Arkeologët kanë gjetur disa mumie me “gjuhë të artë”, në varret e lashta në deltën e Nilit, në rajonin Menoufia, pranë Kajros. Varret datojnë nga periudha të ndryshme, duke përfshirë ato të vona dhe greko-romake.

Mumjet nuk ishin të ruajtura mirë, gjë që sugjeron se varret ndoshta ishin grabitur në të kaluarën.

Studiuesit gjetën gjithashtu disa skelete të mbështjellë me fletë ari, enë dhe materiale të përdorura në mumifikimin, ku sipas arkeologëve, mbështjellja e  artë kishte për qëllim të siguronte të folurin në jetën e përtejme.

Po sipas arkeologë, në mumifikimin e “personave me pozitë të lartë” ishte zakon që të dekorohej fytyra, gishtat e ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme dhe gjuha me ar. 

Mbështjellja me ar bëhej sepse ai reziston kohës dhe ruan shkëlqimin e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme