Tragjedi në Egjipt/ Autobuzi përplaset me kamionin, 12 viktima dhe 30 të plagosur

Botë | 4 vite më parë

Një aksident me 12 viktima dhe 30 të plagosur është shënuar këtë të diel në Egjipt. Mësohet se autobusi me pasagjerët u përplas me një kamion duke shkaktuar viktima dhe plagosje.

“12 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet e afërta”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje që ka ndodhur në më pak se dhjetë ditë në Egjipt . Më 12 nëntor, 20 persona humbën jetën kur minibusi me të cilin po udhëtonin u përmbys në një kanal të deltës së Nilit në veri.

Prokuroria ka nisur një hetim për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Egjipt, ku rrugët shpesh mirëmbahen keq dhe ligjet e trafikut zbatohen rrallë.

Zyrtarisht, 7,000 njerëz u vranë në aksidente trafiku në vitin 2021 në vendin më të populluar të botës arabe, me një popullsi prej 104 milionë banorësh.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme