Musk thirrje stafit të Twitter: Pranoni të punoni me orë të gjata ose largohuni

Elon Musk i ka thënë stafit të Twitter se ata duhet të angazhohen për të punuar me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose përndryshe të largohen nga kompania. Në një e-mail drejtuar stafit, Musk tha se punëtorët duhet të pajtohen me kërkesën e re nëse duan të qëndrojnë në punë.
“Ata që nuk regjistrohen deri të enjten do t’u jepet pagesa e tre muajve”, tha Musk.
Në e-mailin e tij drejtuar stafit, Musk tha se Twitter “do të duhet të jetë jashtëzakonisht i fortë” në mënyrë që të ketë sukses.
“Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të jetë një notë kaluese,” tha ai.
Punëtorëve iu tha se duhet të regjistrohen, nëse duan të jenë “pjesë e Twitter-it të ri”.
“Çfarëdo vendimi që të merrni, ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitter të suksesshëm”, tha Musk.
Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar tashmë se gjysma e stafit të Twitter do të hiqet nga puna, pasi ai bleu kompaninë në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.
Musk tha se ai nuk kishte “zgjidhje” mbi shkurtimet, pasi kompania po humbte 4 milion dollarë në ditë. Ai ka fajësuar “grupet aktiviste që u bëjnë presion reklamuesve” për “rënie masive të të ardhurave”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




