Shefi i ushtrisë amerikane: Lufta në Ukrainë, Rusia ka dështuar në çdo aspekt

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë amerikane, gjeneral Mark Milley, deklaroi sot se Rusia ka dështuar “në çdo objektiv”, në luftën e saj kundër Ukrainës.
“Rusët kanë dështuar. Kanë humbur në aspektin strategjik, operativ dhe taktik“,- tha Milley në një konferencë shtypi bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, pas një takimi me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.
“Strategjia dhe objektivat e tyre, për pushtimin e paligjshëm të Ukrainës, kanë dështuar të gjitha, në secilën prej tyre”- tha ai.
Milley renditi dështimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën në fillim të luftës, si dhe pas ripërqendrimit të trupave në rajonin e Donbasit, si dhe kapjen e Zaporizhzhias dhe Khersonit.
“Në të gjithë vijën e frontit prej rreth 900 kilometrash, ukrainasit kanë arritur sukses pas suksesi, ndërsa rusët kanë dështuar në çdo aspekt”,- tha Milley. CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




