Lufta në Ukrainë/ Macron bëhet gati të vizitojë Pekinin: Kina mund të luaj rol më të rëndësishëm ndërmjetësues

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se po përgatitet të vizitojë Pekinin, duke besuar se homologu i tij kinez, Xi Jinping, mund të luajë një rol ndërmjetësues “për të parandaluar veçanërisht një rikthim më të fuqishëm të sulmeve tokësore në Ukrainë”.
Duke folur në mbyllje të Samitit të G20 në Bali, axhenda e të cilit dominohej nga pushtimi rus i Ukrainës dhe ndikimi i tij në ekonominë globale, presidenti francez shprehu vlerësimin e tij se Kina mund të marrë një rol ndërmjetësues në konflikt.
“Jam i bindur se Kina mund të luajë, nga ana jonë, një rol më të rëndësishëm ndërmjetësues në muajt e ardhshëm, veçanërisht për të parandaluar një rikthim më të fuqishëm të sulmeve tokësore në fillim të shkurtit“, tha ai.
Komentet e presidentit francez sugjerojnë se ai beson se Ukraina mund të duhet të jetë gati për të negociuar me Rusinë përpara se të rimarrë të gjithë territorin që ka humbur që nga pushtimi rus në 2014.
Macron tha gjithashtu se detyra e menjëhershme ishte “të bënte gjithçka të mundshme për të ndihmuar Ukrainën të rezistonte” dhe se, pavarësisht nga “burimi” i sulmit raketor në Poloni të martën, Rusia kishte lëshuar deri në 85 raketa në Ukrainë atë ditë në një sulm ndaj infrastrukturën e saj energjetike./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




