Zgjedhjet në SHBA, demokratët ruajnë kontrollin e Senatit

Botë | 4 vite më parë

Demokratët do të mbajnë kontrollin e shumicës së Senatit të SHBA-së, pasi fituan garën e rëndësishme në shtetin e Nevadës. Senatorja Catherine Cortez Masto, parashikohet të fitojë mbi republikanin, Adam Laxalt, i cili u mbështet nga ish-presidenti, Donald Trump.

Rezultatet përbëjnë performancën më të mirë afatmesme për demokratët në 20 vjet. Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se ishte tepër i kënaqur me rezultatin dhe se ishte koha që republikanët të vendosnin për identitetin e tyre.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, tha se rezultatet treguan se populli amerikan e kishte hedhur poshtë atë që ai e quajti “retorikë të dhunshme” të Partisë Republikane.

Demokratët do të kenë tani 50 vende në Senat, ndërsa republikanët do të jenë me 49. Gjeorgjia, do të kalojë në balotazh në dhjetor. Në rast se Senati ndahet në mënyrë të barabartë midis dy partive, zëvendëspresidentja Kamala Harris, ka votën vendimtare.

Republikanët mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, pasi votat vazhdojnë të numërohen në një pjesë të vogël të zonave.

Nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, ata gjithësesi mund të pengojnë një pjesë të madhe të agjendës së Biden. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme