Italia qendrore goditet nga një tërmet i fortë, lëkundja me magnitudë 5.7 ballë

Një tërmet i fortë është ndjerë në Italinë qendrore mëngjesin e kësaj të mërkure, teksa mediat italiane shkruajnë se lëkundja ishte me magnituda, 5.7 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte në bregun e Pesaros, me një thellësi prej 8 kilometrash.
Pas lëkundjes kryesore, u regjistrohen edhe lëkundje të tjera, të forcës 3.1, 3.4 dhe 4 ballë.
Në zonën e Ankonës janë raportuar çarje në muresh në disa ndërtesa, por fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë. Trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake në afërsi të Ankonës, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve./ La Republica
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




