Ndryshimet klimatike/ Raporti: Emetimet e gazrave serrë, tre herë më të larta sesa pretendojnë prodhuesit

Botë | 4 vite më parë

Emetimet e gazrave serrë nga objektet e naftës dhe gazit në mbarë botën janë rreth tre herë më të larta sesa pretendojnë prodhuesit e tyre, kanë treguar të dhënat e reja. Climate Trace, një projekt për të matur në burim nivelet e vërteta të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera globale të ngrohjes, publikoi një raport të ri të mërkurën që tregon se gjysma e 50 burimeve më të mëdha të gazeve serrë në botë ishin fusha të naftës dhe gazit dhe objektet e prodhimit.

Shumë prej tyre po i nën-raportojnë emetimet e tyre dhe ka pak mënyra për t’i kërkuar llogari. Prodhimi i naftës dhe gazit mund të rrjedhë metan, dhe gazi gjithashtu shpesh ndizet qëllimisht, gjoja për arsye sigurie, por ndonjëherë për lehtësi. Nivelet atmosferike të metanit, një gaz serrë rreth 80 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit, janë rritur fuqishëm vitet e fundit, por emetimet e raportuara të vendeve të gazit janë shumë më të ulëta se realiteti.

Rapori tregon një problem të madh në përpjekjen për të trajtuar krizën klimatike, sipas Al Gore, ish-zëvendëspresident i SHBA-së, një anëtar themelues i koalicionit Climate Trace. “Ne mund të menaxhojmë vetëm atë që mund të masim“, tha ai./ The Guardian


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme