Stoltenberg i bën thirrje Turqisë: Zhblloko pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i ka dërguar një mesazh të qartë Turqisë, pas kërcënimeve të kësaj të fundit për vendosjen e vetos në lidhje me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Nga Stambolli, Stoltenberg tha se është e rëndësishme të finalizohet anëtarësimi në NATO i të dy vendeve, për të “parandaluar ço keqkuptim apo llogaritje të gabuar në Moskë”.
“Tani është koha për të mirëpritur Suedinë dhe Finlandën si anëtarë të plotë të NATO-s. Në këto kohë të rrezikshme është edhe më e rëndësishme finalizimi i anëtarësimit të tyre, për të parandaluar çdo keqkuptim apo llogaritje të gabuar në Moskë”, theksoi Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet të premten me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Presidenti turk ka kërcënuar me veton ndaj anëtarësimit të Stokholmit dhe Helsinkit në NATO që nga mesi i majit , duke akuzuar dy vendet nordike se strehojnë luftëtarët kurdë nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, të konsideruara si organizata terroriste nga Ankaraja.
Deri më sot, 28 shtete anëtare – nga 30 – të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, të cilat duhet të miratohen unanimisht.
Vetëm Hungaria dhe Turqia ende nuk e kanë ratifikuar anëtarësimin./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




