Rifillimi i marrëveshjes së grurit Rusi-Ukrainë, reagon Blinken: Mirënjohës OKB-së, palët të rinovojnë nismën

Pas rifillimit të marrëveshjes së Rusisë me Ukrainën për eksportin e grurit të mbështetur nga OKB-ja dhe Turqia ka reaguar dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Ky i fundit ka shprehur mirënjohjen për rolin e Turqisë dhe OKB-së në lehtësimin e kthimit të Rusisë në iniciativën e grurit të Detit të Zi. Blinken u ka bërë më tej thirrje palëve që të rinovojnë nismën pasi dështimi i saj do dëmtonte më të dobëtit dhe të pambrojturit në botë.
“Ne jemi mirënjohës për rolin aktiv të OKB-së dhe aleatëve tanë turq në lehtësimin e kthimit të Rusisë në Iniciativën e Kokrrave të Detit të Zi. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që të rinovojnë Nismën. Dështimi për ta bërë këtë do të dëmtonte më të pambrojturit në botë”, shkruan Blinken në rrjetin social Twitter.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




