Moska përfundon mobilizimin e pjesshëm, 80 mijë rusë në frontin e luftës! Zelensky: Janë të dobët dhe të papërgatitur

Moska ka përfunduar mobilizimin e pjesshëm të 300,000 rezervistëve për të luftuar në Ukrainë. Në takimin e tij me presidentin Vladimir Putin, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se 82,000 rekrutët janë dërguar tashmë në zonën e luftës dhe 41,000 prej tyre tashmë janë bashkuar me njësitë ushtarake, ndërsa 218,000 të tjerë janë në qendra trajnimi. Putin falënderoi ushtarakët dhe familjet e tyre dhe përshëndeti “patriotizmin” e tyre.
Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu dyshime se mobilizimi i pjesshëm i Rusisë është i plotë dhe theksoi se performanca e dobët e forcave ruse do të thotë se Rusia mund të ketë nevojë për më shumë burra. Për Zelensky edhe pse Rusia po përpiqet të rrisë presionin duke përdorur rezervistë, ata janë aq dobët të përgatitur dhe të pajisur, saqë na lejon të supozojmë se shumë shpejt Rusia mund të ketë nevojë për një valë të re njerëzish për të dërguar në luftë.
“Ne kemi raporte se armiku ka përfunduar rekrutimin e tij, sikur nuk ka më nevojë të dërgojë valë të reja të qytetarëve rusë në front. Ne ndihemi shumë ndryshe në vijën e pare. Edhe pse Rusia po përpiqet të rrisë presionin mbi pozicionet tona duke përdorur rezervistë, ata janë aq dobët të përgatitur dhe të pajisur, të përdorur në mënyrë brutale nga administrata e tyre, saqë na lejon të supozojmë se shumë shpejt Rusia mund të ketë nevojë për një valë të re njerëzish për të dërguar në luftë”, shtoi presidenti ukrainas.
Sipas Kievit,Rusia ka kryer 4500 sulme me raketa dhe më shumë se 8000 sulme ajrore në Ukrainë,që nga fillimi i luftës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




