Putin: Bota po përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

Bota përballet me “dekadën më të rrezikshme” që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ka paralajmëruar presidenti rus Vladimir Putin.
“Ne jemi në një kufi historik. Përpara është ndoshta dekada më e rrezikshme, e paparashikueshme dhe në të njëjtën kohë e rëndësishme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Një rend i ardhshëm botëror po formohet para syve tanë dhe Perëndimin po përpiqet të shkatërrojë Rusinë”, tha Putin.
Presidenti rus fajësoi Perëndimin për “ndezjen” e luftës në Ukrainë dhe këmbënguli se rendi i ri botëror duhet të bazohet në “ligjin dhe drejtësinë”.
Ai akuzoi gjithashtu Perëndimin për shantazh bërthamor kundër Rusisë për të detyruar aleatët të largohen nga Moska, por Perëndimi ka denoncuar kërcënimet e fundit të fshehta bërthamore nga Kremlini.
Aleanca ushtarake e NATO-s dënoi pretendimet e pabazuara të Rusisë se Ukraina mund të përdorte një “bombë të pistë”. Megjithatë, Putin ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia do të përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion” për të mbrojtur veten, në atë që është parë gjerësisht si një kërcënim i qartë bërthamor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




