Përcaktimi i kufijve detarë, Izraeli dhe Libani nënshkruajnë marrëveshjen “historike”

Libani dhe Izraeli, dy vende fqinje zyrtarisht në luftë, nënshkruan të enjten një marrëveshje që përcakton kufijtë e tyre detarë pas muajsh negociatash nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që garanton ndarjen e fushave të gazit natyror në Mesdheun lindor, njofton RTSH.
Presidenti i Libanit, Michel Aoun nënshkroi draftin përfundimtar për marrëveshjen e kufirit detar me Izraelin. Aoun u takua me këshilltarin e Departamentit të Shtetit të Izraelit, Amos Hochstein dhe delegacionin e tij, i cili mbërriti në Bejrut në Pallatin Baabda.
Duke kujtuar se Hochstein ia dorëzoi Aounit projekt-marrëveshjen përfundimtare të mërkurën, zëvendëskryetari i Parlamentit libanez, Ilyas Abu Saab tha: “Presidenti Aoun miratoi dhe nënshkroi projekt-marrëveshjen. Më pas presidenti do të dërgojë tekstin e marrëveshjes në selinë e OKB-së së bashku me Hochstein dhe delegacionin libanez”. “Draft-marrëveshja përfundimtare që presidenti Aoun mori nga SHBA-ja është e njëjtë me atë të publikuar në media. Nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë, asnjë ndryshim”, tha Saab.
Hochstein tha se prej muajsh kishte ardhur në Pallatin Baabda për të realizuar këtë marrëveshje, por në fund, si rezultat i të gjitha përpjekjeve u arrit marrëveshje historike.
Duke qenë se dy vendet fqinje, të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe janë në gjendje lufte, nuk do të mbahet një ceremoni e përbashkët për shkëmbimin e tekstit të marrëveshjes.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




