Reagime të përziera nga BE-ja, lidhur me zhvillimeve më të fundit në Britani

Botë | 4 vite më parë

Shpejtësia e madhe e zhvillimeve në politikën britanike, i ka lënë “pa gojë” vëzhguesit në Evropë. Vetullat arritën majat rekord, lidhur me mundësinë e rikthimit të Boris Johnson. Në Bruksel, Johnson nuk është një njeri që mbart shumë besim dhe pati një lehtësim që përpjekjet e tij për t’u kthyer dështuan.

Për çështjet e Brexit-it, nuk do të “derdhen shumë lot” për largimin e Liz Truss. Shumë besojnë se Sunak mund të jetë lideri më “pragmatik” dhe më i arsimuar nga ana ekonomike, krahasuar me tre kryeministrat që kaluan nga dera e 10 Downing Street këtë vit.

Por ka edhe një kujdes. A do ta ndiejë ky banor i radhës i numërit 10, i cili mbështeti Brexit-in në 2016-n, nxehtësinë nga ata në partinë e tij që duan një qasje “të vijës së ashpër” ndaj Evropës?

Ditët janë para, por tabloja e madhe është se shumë në Bruksel do ta shohin ardhjen e Sunak si një hap pozitiv, krahasuar me atë që ndodhi më parë. 

Megjithatë, disa shtete anëtare, veçanërisht në drejtim të lindjes, janë më pak të shqetësuar për trashëgiminë e Brexit dhe shumë më të shqetësuar nëse Britania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën.

Sido që të jetë, reputacioni ndërkombëtar i Britanisë është dëmtuar nga paqëndrueshmëria e fundit. Një diplomat tha: “Më falni që e rezervoj entuziazmin tim, derisa të ketë një qeveri të qëndrueshme…”. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme