Ukraina akuza Rusisë: Po bllokon qëllimisht realizimin e plotë të Iniciativës së Grurit

Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës ka akuzuar Rusinë se ka shkelur marrëveshjen për transportimin e grurit. Sipas Ukrainës, Rusia ka bllokuar zbatimin e plotë të marrëveshjes së drithit të Detit të Zi dhe për pasojë portet po punojnë me 25-30 % të kapacitetit të tyre.
“Rusia po bllokon qëllimisht realizimin e plotë të Iniciativës së Grurit. Si rezultat, këto porte (ukrainase) në ditët e fundit po punojnë vetëm me 25-30% të kapacitetit të tyre”, tha Ministria e infrastrukturës së Ukrainës.
Marrëveshja e mbështetur nga OKB i hapi rrugën Ukrainës për të rifilluar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi që ishin mbyllur prej pushtimit rus. Ukraina bëri thirrje për rinovimin e marrëveshjes, por shqetësimet nëse Rusia do të pranojë një zgjatje përtej afatit të 19 nëntorit është intensifikuar pasi Rusia ka ngritur vazhdimisht ankesa për zbatimin e saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



