Fluturimi më i tmerrshëm i jetës së tyre, 12 të plagosur nga turbulencat gjatë udhëtimit transoqeanik

Botë | 4 vite më parë

271 pasagjerët e një udhëtimi transoqeanik nga Argjentina në Spanjë kanë përjetuar fluturimin e tyre më të tmerrshëm në jetë. Turbulencat e forta gjatë rrugës kanë shkaktuar 12 të plagosur në avion, ndërsa pasagjerët panë ‘vdekjen me sy’.

Vetë pasagjerët thanë kur zbritën nga avioni se shikonin njerëzit që përplaseshin në tavanin e avionit dhe më pas binin në dysheme për shkak të turbulencave të fuqishme.

Linja e fluturimeve Aerolíneas Argentinas, i avionit Airbus A330-200 me dy motorë, i cili u ngrit rreth orës 20:00 më 18 tetor nga Madridi, pati turbulenca të forta gjatë rrugës për në aeroportin Ezeiza të Buenos Aires.

Pasagjerët u kapën në befasi teksa avioni u lëkund lart e poshtë, duke dërguar njerëz dhe objekte të përplasen brenda avionit.

“Kishte turbulenca gjatë të cilave nuk na thanë të vendosnim rripin e sigurisë dhe të gjithë thjesht fluturuan. Edhe stjuardesat ishin në tokë”, shkroi një pasagjer në Twitter.

Në një deklaratë, Aerolineas Argentinas tha se “Sipas informacioneve të dhëna nga ekuipazhi, dritat e rripit të sigurisë ishin ndezur dhe njoftimi përkatës është bërë. Udhëtarët që kanë qenë më të lënduar nuk kanë pasur rripin e sigurisë në momentin e turbulencës”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme