BE-ja merr vendimin: 100 mln Euro për të trajnuar ushtarakisht 15 mijë ukrainas

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord të ofrojnë trajnime ushtarake për 15,000 ushtarë ukrainas. Vendimi për Misionin e Ndihmës Ushtarake është marrë sot në një takim në Luksemburg, dhe do të ketë një kosto prej më shumë se 100 milion €.
Programi trajnues do të zhvillohet në territorin e BE-së dhe do të ketë një mandat për një periudhë fillestare dyvjeçare. Programi do të ofrojë “trajnim individual, kolektiv dhe të specializuar”, për forcat e armatosura të Ukrainës.
Një diplomat sugjeroi se do të duhen “disa javë të tjera” përpara se misioni të vendoset. Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se vendimi ishte “provë e qartë” se BE-ja do të qëndrojë në krah të Ukrainës “për aq kohë sa i nevojitet”.
Polonia pritet të presë shumicën e trajnimit aktual, ndërsa selia operative do të jetë në Bruksel. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




