Asambleja e Përgjithshme e Interpolit në Indi, Vulin: Pjesmarrja e Serbisë e rëndësishme për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës

Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin e ka konsideruar tepër të rëndësishme pjesëmarrjen e Serbisë në seancën e 90-të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Indi për frenimin e përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim. Asambleja e Përgjithshme do të mblidhet më 18 tetor për sesionin e saj të 90-të në Nju Delhi, Indi.
“Pjesëmarrja e delegacionit serb, në krye me ministrin Vulin, në seancën e 90-të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Indi, është me rëndësi të madhe për frenimin e përpjekjeve të kahmotshme të shtetit të rremë të Kosovës për anëtarësimin në këtë organizatë policore”, njofton MPB-ja.
Ministri i Brendshëm serb pritet të ketë takime dypalëshe me ministrat e punëve të brendshme të vendeve anëtare të Interpolit, si dhe me drejtorë të shumtë policie, në të cilat ndër të tjera do të diskutohet edhe për gjendjen globale të sigurisë.
Axhenda pritet të përfshijë prezantime, seminare dhe diskutime mbi krimin financiar dhe antikorrupsionin; krimin kibernetik; dhe krimet kundër fëmijëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




