Ukraina jep alarmin në të gjitha rajonet: Ushtria ruse po lëshon raketa kudo

Botë | 4 vite më parë

Ukraina ka lëshuar alarmin ajror në të gjitha rajonet e vendit, duke i kërkuar njerëzve të shkojnë nëpër strehimore, pasi ushtria ruse po lëshon  raketa kudo.

Sipas autoriteteve ukrainase, banorët kanë raportuar për 16 shpërthime në zonën e aeroportit afër Belgorod, teksa nga sulmet kanë humbur jetën 11 ushtarë dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, deklaroi se nga sulmet nuk kishte asnjë civil të vrarë.

“Diçka e tmerrshme ka ndodhur në territorin tonë. Shumë ushtarë janë vrarë ose plagosur, por nuk ka banorë të rajonit të Belgorod mes viktimave“, tha ai.

Kreu i administratës rajonale të Mykolaiv, Vitaly Kim, kërkoi të merret seriozisht alarmi. “Raketat ruse po vijnë, merrni seriozisht alarmin ajror. Qielli është i frikshëm, armiku po lëshon raketa në të gjithë Ukrainën”, shkroi ai në Twitter./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme