Të shtënat në Belgorod të Rusisë,  persona të armatosur vrasin 11 ushtarë praktikantë

Botë | 4 vite më parë

11 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Belgorod të Rusisë, gjatë një sulmi në një terren stërvitor ushtarak, ku dy persona hapën zjarr ndaj një grupi që kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë.

Sulmuesit, të cilët u qëlluan për vdekje gjatë sulmit, ishin nga një ish-republikë sovjetike, tha ministria ruse e mbrojtjes, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Gjatë një sesioni stërvitor për armë zjarri me individë që shprehën vullnetarisht dëshirën për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak kundër Ukrainës, terroristët hapën zjarr me armë të vogla mbi personelin e njësisë“, tha në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Muajin e kaluar presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e 300,000 rusëve që kishin kryer më parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Urdhri shkaktoi protesta në të gjithë Rusinë dhe një rritje të njerëzve që përpiqeshin të largoheshin nga vendi.

Javën e kaluar, Putin njoftoi se mbi 200,000 njerëz tashmë ishin mobilizuar dhe se nuk kishte nevojë për mobilizim shtesë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme