Ministrja gjermane: Rusia mund të përdorë ‘njerëzit si armë’ për të nxitur krizën e refugjatëve në Perëndim

Botë | 4 vite më parë

Rusia kërkon të përçarë Perëndimin përmes refugjatëve dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ato nga lufta në Ukrainë. Kështu deklaroi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila tha se Rusia po bën një “luftë hibride” dhe kërkon ta zgjerojë këtë gjë.

Duke kritikuar Serbinë për “regjimin e saj pa viza”, ministrja gjermane tha se ky shtet përdoret nga emigrantët që shkojnë drejt Evropës Perëndimore, ndërsa ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë. Kjo situatë, tha ministrja ka sjellë një rritje të lartë të personave që kërkojnë azil gjatë 2022.

Ministrja gjermane Baerbock tha se Rusia po kërkon që “njerëzit të përdoren si armë”, ndërsa shtoi se për këtë situatë Gjermania ishte në bisedime me Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

“Kjo luftë nuk bëhet vetëm me armë, po bëhet edhe me energji dhe për këtë kemi gjetur një përgjigje. Por do të bëhet gjithashtu me frikë dhe ndarje dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të parandalojmë. Në këtë situatë është e qartë se çfarë do të ndodhë më pas për shkak se kjo luftë është hibride, po marrin pjesë edhe vende të tjera,” tha Baerbock,  

Ajo shtoi se ishte “e rëndësishme” që partnerët e Ballkanit Perëndimor “të harmonizojnë politikat e tyre të vizave” me BE-në për të ulur presionin në rrugë.

Gjermania javët e fundit ka paralajmëruar për regjimin e udhëtimit pa viza të Beogradit për disa vende, qytetarët e të cilëve përdorin Serbinë si trampolinë për të hyrë në BE.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme