Marrëveshja, 14 vende aleate në NATO, bien dakord për të rritur mbrojtjen ajrore evropiane

Botë | 4 vite më parë

Ministrat e mbrojtjes nga 14 aleatë të NATO-s – përfshirë Britaninë e Madhe plus Finlandën, nënshkruan një dokument me qëllim krijimin e një sistemi evropian të mbrojtjes ajrore dhe raketore, përmes blerjes së përbashkët të pajisjeve të mbrojtjes ajrore dhe raketave nga vendet evropiane.

“Ky angazhim është edhe më vendimtar sot, pasi ne jemi dëshmitarë të sulmeve raketore të pamëshirshme dhe pa dallim nga Rusia në Ukrainë,”- tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoană.

Nëpërmjet një deklarate, NATO tha se iniciativa do t’i lejojë të gjitha kombet pjesëmarrëse që të zhvillojnë së bashku një sistem të mbrojtjes ajrore, duke përdorur zgjidhje të ndërveprueshme. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme