Zelensky thirrje Perendimit të shtojë sanksionet kundër Rusisë: Sulmet ngadalësojnë rimëkëmbjen e vendit

Presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje vendeve të Perendimit që të godasin Rusinë me më shumë sanksione pas sulmeve të fundit në Ukrainë. Teksa i konsideron valë të re terrori, Zelensky shpreh shqetësimin se vazhdimi i sulmeve do të vonojë rimëkëmbjen e vendit.
“Për një valë kaq të re terrori, duhet të ketë një valë të re përgjegjësie për Rusinë, sanksione të reja, forma të reja presioni politik dhe forma të reja mbështetjeje për Ukrainën. Shtetit terrorist duhet t’i hiqet edhe mendimi se çdo valë terrori mund t’i sjellë asgjë. Nëse nuk do të ishin sulmet e sotme, ne do të kishim rivendosur tashmë furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë dhe komunikimet që terroristët shkatërruan dje. Sot Rusia do të arrijë vetëm një gjë shtesë, do ta vonojë pak rimëkëmbjen tonë”, tha presidenti ukrainas.
Grupi i Shtatë, i përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, u zotua të vazhdojë të ofrojë mbështetje ekonomike, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore për Ukrainën.
Breshëria e sulmeve me raketa ditët e fundit kanë qenë bombardimet më të rëndë që ka parë Ukraina që nga ditët e para të luftës. Disa sulme kanë goditur Kievin, hera e parë që kryeqyteti është shënjestruar në muaj, dhe sulmet e mëparshme nuk kanë goditur qendrën e qytetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




