Ukraina merr të parin, nga katër sistemet gjermane të mbrojtjes ajrore IRIS-T

Ukraina mori sot të parin, nga katër sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T që Gjermania premtoi të furnizonte, tha një burim i ministrisë gjermane të Mbrojtjes, duke konfirmuar një raport nga revista Der Spiegel. “Dorëzimi i sistemit ka ndodhur më shpejt se sa ishte planifikuar”,- shtoi burimi.
Rusia goditi qytetet anembanë Ukrainës gjatë orës së pikut të hënën në mëngjes, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar rrjete energjitike, si sulme të dukshme hakmarrjeje, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se një shpërthim në urën ruse për në Krime ishte “një sulm terrorist”. Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




