Charles III do kurorëzohet Mbret më 6 maj 2023, monarku më i vjetër që ngjitet në fron

Kurorëzimi i Mbretit Charles III do të mbahet më 6 maj të 2023 në Westminster Abbey. Monarku do të kurorëzohet së bashku me bashkëshorten e tij Camilla në një ceremoni që zgjat një orë.
Ceremonia e kurorëzimit më 6 maj 2023 është 8 muaj pas pranimit të Charles III dhe vdekjes së Mbretëreshës. Ceremonia në Westminster Abbey do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury.
Buckingham Palace bën të ditur se ceremonia do të jetë ‘i rrënjosur në traditat dhe spektaklet e vjetra’ por gjithashtu ‘të pasqyrojë rolin e monarkut sot’.
Mbreti Charles, 73 vjeç, thuhet se dëshiron një lidhje më modeste se sa është tradita, ceremonia të zgjasë vetëm një orë dhe se lista e të ftuarve është ulur me 3/4 .
“Kurorëzimi do të pasqyrojë rolin e monarkut sot dhe do të shikojë drejt së ardhmes, duke qenë i rrënjosur në traditat e vjetra dhe madhështinë,” konfirmoi Pallati.
Mbreti hyri në fron më 8 shtator, menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Elizabeth II , monarkja më jetëgjatë në fron.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




