Putin feston 70-vjetorin, liderët botërorë që e uruan dhe ata që e “harruan”

Pothuajse tetë muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë , me Rusinë që pësoi humbje të konsiderueshme ushtarake në personel dhe pajisje, Vladimir Putin festoi ditëlindjen e tij të 70- të ndërsa kundërofensiva ukrainase për të rimarrë territorin vazhdon.
Hakerët ukrainas hakeruan faqen e internetit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) , një organizatë e ngjashme me NATO-n për shtetet post-sovjetike, duke postuar mesazhin e mëposhtëm: “Ne duam të urojmë Putinin për ditëlindjen e tij të fundit dhe t’i urojmë atij një udhëtim të rehatshëm në Hagë.” Aktivistë të tjerë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut nxituan të theksojnë se ditëlindja e liderit rus përkon me ditën e vrasjes së gazetares së kritikut të Kremlinit, Anna Politkovskaya.
Në Rusi, shumica e mediave theksuan 22 vitet e Putinit në pushtet, ndërsa gazeta Komsomolskaya Pravda e krahasoi atë me Joseph Stalin dhe Leonid Brezhnev.
Në Grozny, në Rusinë jugore, 20,000 luftëtarë çeçenë u mblodhën për nder të tij, dy ditë pasi Putin promovoi Ramzan Kadyrov në gradën e kolonelit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan , presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko , presidenti i Taxhikistanit Imomali Rahmon dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dërguan urimet e tyre. Shumë prej liderëve të vendeve të mëdha si SHBA, Francë, Gjermani, Itali, Britani etj., nuk kishin një urim për Putin./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




