Gjermania do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2030

Botë | 4 vite më parë

Kompania gjermane e energjisë RWE do të ndalojë djegien e qymyrit deri në vitin 2030, duke kursyer 280 milionë tonë metrikë të emetimeve të gazeve serrë që ndryshojnë klimën.

Qeveria argumenton se kjo është e nevojshme për të garantuar sigurinë energjetike mes pasojave të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Njoftimi i RWE nxit përpjekjet e qeverisë gjermane për të çuar përpara afatin për heqjen graduale të përdorimit të qymyrit me tetë vjet, si pjesë e objektivit të vendit për t’i dhënë fund emetimeve të gazrave serrë deri në vitin 2045.

Paralelisht me heqjen e qymyrit, RWE tha se do të zgjerojë prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe do të ndërtojë termocentrale me gaz të aftë për të djegur hidrogjen.

Vendimi për ndalimin e djegien së qymyrit do të përshpejtojë mbylljen e disa prej termocentraleve më ndotëse të Evropës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme