FOTOT/ Rusët tërhiqen me nxitim, lënë pas trupat e shokëve të tyre

Botë | 4 vite më parë

Trupat ruse braktisën një qytet të rëndësishëm ukrainas me shpejtësi, duke lënë pas trupat e shokëve të tyre nëpër rrugë. Pamjet japin më shumë prova për humbjet e fundit ushtarake të Moskës, e cila po përpiqet të qëndrojë në katër rajone të Ukrainës që i aneksoi ilegalisht javën e kaluar. 

Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë vulosi aneksimet pas “referendumeve” që Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i hodhën poshtë si mashtruese. Duke iu përgjigjur masës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zyrtarisht përjashtoi bisedimet me Rusinë, duke deklaruar se negociatat me presidentin rus Vladimir Putin janë të pamundura pas vendimit të tij për të marrë nën kontroll rajonet. 

Kremlini u përgjigj duke thënë se do të presë që Ukraina të pranojë të ulet për bisedime, duke theksuar se kjo mund të mos ndodhë derisa një president i ri ukrainas të marrë detyrën. 

“Ne do të presim që presidenti aktual të ndryshojë pozicionin e tij ose të presim një president të ardhshëm ukrainas, i cili do të rishikojë qëndrimin e tij në interes të popullit ukrainas”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Pavarësisht nga guximi i dukshëm politik i Kremlinit, fotografia në terren nënvizoi problematikën me të cilën përballet Putin. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme