BE merr vendimin, karikues i përbashkët për të gjitha pajisjet elektronike portative deri në vitin 2024

Botë | 4 vite më parë

Parlamenti Evropian i ka dhënë sot dritën jeshile përfundimtare prezantimit të një karikuesi të përgjithshëm universal për të gjitha pajisjet elektronike portative të vogla dhe të mesme, telefonat celularë, tabletët dhe pajisjet e tjera të këtij lloji.

Pas një votimi nga eurodeputetët në Strasburg , USB-C do të bëhet i vetmi karikues për pajisjet elektronike portative të shitura në BE deri në vjeshtën e vitit 2024 , pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga Apple .

Qëllimi është të reduktohen mbetjet elektronike dhe të kursehet rreth 250 milionë euro në shpenzime për karikues të rinj.

“Është një ditë e madhe për konsumatorët, një ditë e madhe për mjedisin tonë”, tha eurodeputeti i Partisë Laburiste të Maltës, Alex Saliba, relator i projektligjit përkatës, i cili u miratua me 602 vota pro, 13 kundër dhe 8 abstenime, në dhomën plenare të Parlamentit Evropian.

E njëjta masë do të zbatohet për laptopët nga fillimi i vitit 2026./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme