Referendumet/ Putin nënshkruan dekretet për njohjen e pavarësisë së Zhaporozhye dhe Kherson

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekrete për njohjen e pavarësisë së rajoneve Zhaporozhye dhe Kherson. Sipas TASS, të dy dekretet kanë hyrë në fuqi pas nënshkrimit.
Sipas dokumenteve, vendimi i presidentit rus bazohet në parimet dhe normat universale të së drejtës ndërkombëtare, duke pranuar dhe konfirmuar parimin e barazisë dhe vetëvendosjes së popujve të sanksionuar nga Karta e OKB-së dhe në lidhje me vullnetin e popullit të shprehur në një referendum.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, një ceremoni për nënshkrimin e traktateve të anëtarësimit me katër territore të reja republikat popullore të Donetsk dhe Lugansk (DPR dhe LPR), si dhe rajonet Zaporozhye dhe Kherson, do të mbahet në Kremlin në orën 15:00.
Referendumet për t’u bërë pjesë e Rusisë u mbajtën në DPR dhe LPR, si dhe në rajonet Zaporozhye dhe Kherson nga 23 deri më 27 shtator. Në rajonet Zaporozhye dhe Kherson, pyetja e fletëvotimit ishte si vijon: “A jeni pro të largimit të rajonit nga Ukraina, krijimit të një shteti të pavarur dhe bashkimit me Federatën Ruse?” Një shumicë dërrmuese e banorëve iu përgjigjën pozitivisht këtyre pyetjeve. Më herët Putin tha se Moska do të mbështesë vendimin e marrë gjatë këtyre referendumeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




