Rusia shpall “non grata” konsullin japonez, e akuzon për spiunazh

Agjencia ruse e sigurisë FSB ndaloi konsullin japonez të dyshuar për spiunazh. Pas ndalimit, konsulli Motoki Tatsunori u urdhërua të largohej nga vendi.
Zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze Hirokazu Matsuno tha se konsulli ishte lidhur nga sytë dhe ishte trajtuar në “mënyrë frikësuese” që ishte “një shkelje e qartë e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”. “Tokio ka paraqitur një “protestë të fortë” për ndalimin dhe ka sinjalizuar se mund të hakmerret”, tha Matsuno.
FSB tha se konsulli u shpall persona “non grata” pasi u kap duke marrë informacione sekrete mbi efektet e sanksioneve perëndimore në situatën ekonomike në lindjen e largët të Rusisë. Ai tha se informacioni i klasifikuar, i cili gjithashtu kishte të bënte me bashkëpunimin e Rusisë me një vend të paidentifikuar të Azisë-Paqësorit, ishte marrë në këmbim të një “shpërblim monetar”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




