Moska referendume në provincat e pushtuara të Ukrainës, Macron bën thirrje për bisedime urgjente me Putinin

Botë | 4 vite më parë

Perëndimi po ecën përpara planit të Rusisë për të aneksuar territoret e pushtuara ukrainase, me presidentin francez Emmanuel Macron i cili ka kërkuar një telefonatë urgjente me Vladimir Putin dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz duke dënuar referendumet që Moska synon të organizojë.

Mes kundërofensive ukrainase në territoret lindore dhe jugore të vendit, autoritetet në katër zona të kontrolluara plotësisht ose pjesërisht nga Rusia, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, po bëjnë thirrje për referendume të koordinuara për bashkimin me Federatën Ruse midis 23 dhe 27 shtatorit, në një lëvizje që pritet të përshkallëzojë më tej luftën dhe konfliktin e Kremlinit me Perëndimin.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se “këto referendume të rreme” që Moska planifikon të mbajë në provincat e Ukrainës për t’u bashkuar me Federatën Ruse janë “të papranueshme”.

“Është e qartë se këto referendume të rreme janë të papranueshme dhe nuk mbulohen nga e drejta ndërkombëtare,” u tha ai gazetarëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në të njëjtën kohë, raportohet se presidenti francez, Emmanuel Macron , ka kërkuar të komunikojë drejtpërdrejt përmes telefonit me homologun e tij rus.

Referendumet do të mbahen në provincat Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, të cilat Vladimir Putin i njohu si të pavarura pak para se trupat ruse të pushtonin Ukrainën në shkurt, si dhe në rajonet e kontrolluara nga Rusia, Kherson dhe Zaporizhia në jug dhe juglindje të Ukrainës, respektivisht./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme