Parlamenti Europian: Hungaria nuk mund të konsiderohet më një demokraci e plotë

“Hungaria nuk mund të konsiderohet më një demokraci e plotë”, tha Parlamenti Europian në një deklaratë pas miratimit të një raporti të enjten.
Parlamenti tha se situata është përkeqësuar aq sa Hungaria është kthyer në një “autokraci zgjedhore”.
“Në përgjithësi, Parlamenti Europian shpreh keqardhjen që mungesa e veprimit vendimtar të BE-së ka kontribuar në një prishje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore në Hungari dhe kthimin e një prej shteteve të saj anëtare në regjim hibrid të autokracisë zgjedhore“, thuhet në raport.
Në raportin e tyre, anëtarët e parlamentit renditën një sërë shqetësimesh, duke përfshirë funksionimin e sistemit zgjedhor të vendit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ata shprehën gjithashtu frikën për liritë akademike dhe fetare, si dhe për të drejtat e grupeve vulnerabël, duke përfshirë “minoritetet etnike, njerëzit LGBTIQ, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, refugjatët dhe migrantët”. Mocioni, i cili kaloi me 433 vota pro, 123 kundër dhe 28 abstenime, i bën thirrje Këshillit Europian dhe Komisionit Eiropian t’i kushtojnë më shumë vëmendje çmontimit sistematik të shtetit të së drejtës në Hungari.
Në veçanti, Parlamenti i BE-së i bën thirrje Komisionit të ndalojë fondet e BE-së për Hungarinë. Duke përmendur rreziqet e korrupsionit, Komisioni Europian pritet të rekomandojë më vonë këtë javë pezullimin e miliardave të destinuara për Budapestin nga buxheti i përbashkët i bllokut prej 1.1 trilion euro.
Kjo do të ishte lëvizja e parë e tillë e BE-së nën sanksionin e ri financiar të quajtur “para për demokracinë” dhe rënë dakord dy vjet më parë pikërisht në përgjigje të kryeministrit hungarez Viktor Orban , si dhe aleatëve të tij në Poloni, duke u rikthyer në parimet liberale demokratike brenda blloku. Orban ka qenë i mbyllur për vite në grindje të ashpër me BE-në, së cilës Hungaria iu bashkua në 2004.
Komisioni Europian ka bllokuar tashmë rreth 6 miliardë euro për Budapestin nga paketa e veçantë e stimulit ekonomik COVID të bllokut.
Fondet me vlerë sa një e dhjeta e PBB-së së Hungarisë mund të vihen në rrezik nëse anëtarët e tjerë të BE-së miratojnë rekomandimin e pritur nga Komisioni./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




