Po kthehej nga Izyum, Presidenti Zelensky përfshihet në aksident

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e 14 shtatorit. Zëdhënësi i tij Serhii Nykyforov ka bërë me dije se presidenti fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime të rënda.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u gjetën lëndime serioze. Mjekët me liderin ukrainas ndihmuan gjithashtu shoferin tjetër dhe e futën në një ambulance”, tha Nikiforov. Një hetim është duke u zhvilluar për aksidentin.
Zelensky vizitoi qytetin e çliruar së fundmi të Izyum të mërkurën, ku u zotua të largojë të gjitha forcat ruse nga vendi i tij. Deklarata e guximshme vjen pasi ushtarët ukrainas kanë rimarrë territorin e pushtuar më parë nga forcat e mbështetura nga Moska gjatë rrjedhës së luftës që filloi më 24 shkurt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




