Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Armenia dhe Azerbajxhani arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Botë | 4 vite më parë

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për armëpushim, njofton sekretari i Këshillit të Sigurimit Armen, Armen Grigoryan.

“U arrit një marrëveshje për një armëpushim, të ndërmjetësuar nga komuniteti ndërkombëtar,” tha Grigorian, duke sqaruar se armëpushimi hyri në fuqi në orën 20:00 të mërkurën. Nuk ka asnjë konfirmim nga qeveria e Azerbajxhanit për marrëveshjen e armëpushimit.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan  tha se më shumë se 100 ushtarë armenë kishin vdekur në armiqësitë në ditët e fundit dhe se 50 kilometra katrorë të territorit armen ishin marrë nga ushtarët azerbajxhanë. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi vdekjen e 54 ushtarëve të saj.

Pavarësisht shpalljes së armëpushimit, mijëra protestues dolën në rrugët e Jerevanit mbrëmë, duke kërkuar dorëheqjen e Pashinyan , duke akuzuar kryeministrin armen se nuk tregon respekt për Azerbajxhanin.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë acaruar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut . Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme