Presidenti Biden zgjedh diplomaten veterane, si ambasadore të SHBA në Rusi

Administrata Biden ka zgjedhur një diplomate veterane të shërbimit të jashtëm, me shumë vite përvojë në çështjet ruse, si të emëruarën për të qenë ambasadori i ardhshëm në Rusi. Zyrtarët e administratës të njohur me këtë çështje thonë se emërimi i Lynne Tracy, ambasadorja aktuale e SHBA-së në Armeni, do t’i paraqitet Senatit sapo qeveria ruse të nënshkruajë zgjedhjen.
Emërimet e ambasadorëve duhet të miratohen nga qeveria pritëse sipas rregullave të protokollit diplomatik. Një miratim i tillë është përgjithësisht rutinë, por pranimi nga Rusia i zgjedhjes së Presidentit Joe Biden për ambasador nuk mund të merret si e mirëqenë, në kohën që marrëdhëniet janë të tensionuara mes SHBA dhe Rusisë, lidhur me Ukrainën, ndalimin e amerikanëve në Rusi, akuzat për ndërhyrje ruse në SHBA në zgjedhje e të tjera.
Rusia u informua për vendimin e administratës për të zgjedhur Tracy’s disa javë më parë, por ende nuk ka dhënë miratimin zyrtar, i njohur si “agrément” në gjuhën diplomatike. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




